Liga Pit Power: Elektring takohet me Galaxy në finale të Kupës

Big Eagle Cup
Skuadra e Elektring dhe ajo e Galaxy janë finalistet e edicionit të parë të Big Eagle Cup në Ferizaj.
Elektring fitoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Laçit, në një sfide ku në start kishte pak problem, mirëpo skuadra e Elektring pastaj mori iniciativë dhe e menaxhoi më mirë takimin dhe arriti e para të kalojë në avantazh. Elektring deri në këtë finale erdhi pasi eliminoi dhe kampionet aktual të Pit Power Liga Total në Ferizaj, FC Negenet.
Galaxy në anën tjetër është surpriza e madhe e këtij edicioni. Verdhezinjtë, në gjysmëfinale fituan ndaj Dental 2-1 në një ndeshje të vështire, pasi Dental ishte gjithnjë skuadra që kishte më shumë raste shënimi, ku disa herë goditi traversën dhe vertikalet e portës, por në fund u desh të pajtohej me humbjen, ndërsa Galaxy dolën fitimtarë dhe tashmë janë kualifikuar në finale.
Liga e Tretë
Në Ligën e Tretë u zhvillua xhiroja e 20-të, ndërsa Festa, pasi fitores ndaj Capllanit vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion, por gjithnjë e ndjekur nga Unioni SHPK dhe Pleshina të cilat poashtu vazhduan me fitore.
Fitore të vështirë arriti Nikadini ndaj Diti Balaj duke fituar 3-2 dhe Elita ndaj Guri M në një ndeshje triller, e cila u mbyll me rezultat 7-6.
Fitorja më e këndshme e kësaj jave ishte ajo e skuadrës së fundit në tabelë, Ben Com – D, e cila arriti fitoren e parë në kampionat ndaj Ferplast. Ali Hajdari realizoi het-trikun e parë personal, i cili ia dhuron edhe fitoren e parë skuadrës së tij me rezultat 5-3.
Momo Bar arkëtoi pikët e plota në takimin me Shkendinë, e cila u paraqit me mungesa të lojtarëve, ndërkaq Elektroplast nuk din për rezultate pozitive që nga xhiro e 10-të, në barazimin 3-3 ndaj Capllanit. Këtë javë Elektroplast u mposht 1-3 nga Big Eagle, ndërsa barazimi i vetëm i kësaj xhiroje ishte ai mes Talinocit dhe Doni Fruits, që u mbyll me rezultat 3-3.
Me poshtë rezultatet, tabela, golashënuesit më të mirë dhe me të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë.
Këtë mesjavë, të mërkurën dhe të enjten luhet xhiroja e radhës, ndërsa takohen këto skuadra:
























































