SUPERLIGA

Kino Bar për pak sa nuk befasoi Restaurant Arxhendin, mirëpo në fund u desh të pajtohej vetëm me një paraqitje të mirë, teksa pësoi humbje 4-5, edhe pse gjatë ndeshje kishte epërsi dy herë. Në anën tjetër Dental ka shënuar një fitore të rëndësishme duke mposhtur Ghost më rezultat të thellë 10-0, ndërsa më mirë nuk kaloi as Kosharja e cila pësoi humbje 5-1 nga Komogllava. Pit Power Negenet dhe Swiss Plus më shumë mund arritën të fitonin këtë javë duke mposhtur Termon (2-1) respektivisht Yjet (3-2). Fitore më të lehtë se që ishte menduar arriti Eskavatori duke fituar 6-2 ndaj Victoria & Orchide. Guacka dhe Laci i ndan pikët duke barazuar 2-2 në një ndeshje shumë të mbyllur, ndërsa Colo Colo duket se do të sigurojë mbijetesën pas fitores së ngushtë që mori ndaj Sao Paulos 3-2.


pw1foto


Elektring ka marrë edhe goditjen e tretë më radhe pasi dështoi më një tjetër humbje. Kësaj here, ishin djelmoshat e Maestro & Besa, të cilët më shumë zgjuarsi arritën të fitonin 2-1 këtë takim të vështirë. Njeriu i kësaj ndeshjeje ishte portieri i Maestors, Valon Xhemajli, i cili priti një penalti dhe bëri disa intervenime fantastike duke ja siguruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës se tij. Me këtë humbje Elektring pothuajse ka shuar gjasat për titullin kampion.


Me poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj javë në Superligë:

pw1best


LIGA E DYTË

Zy-Na fitoi shumë lehtë nga se ishte parashikuar ndeshjen ndaj Vetëvendosjes (6-1), ndërkaq "pjesa e dyte" vazhdon të jetë ankthi i FC Games, e cila edhe këtë javë pësoi duke mos arritur ta ruante avantazhin e pjesës së parë. Te Iriqi përmbysi rezultatin në 2-4 duke marr tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për play-off, ndërsa Shqiponja dhe Nderimi edhe më tej vazhdojnë me fitore. Terrni ka shënuar fitoren e parë pas 11 humbjeve radhazi duke rritur mundësitë për mbijetesë. Ndërsa golat e Dardan Maksutit i siguruan fitoren Lloshkobares ndaj Labinotit.

pw2foto


Kryendeshja e xhiros se 15-të u zhvillua ndërmjet Sprint & Produkt Market dhe Balaj, e cila u mbyll në të mire të skuadrës së Festim Ramadanit. Dy skuadrat zhvilluan lojë shumë të bukur duke krijuar aksione dhe raste shënimi por që më të saktë u treguan Sprint, të cilët me golat e Mursel Salihut dhe Astrit Nrecaj fituan 4-2.

Me poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj javë në Ligën e Dytë:

pw2best

LIGA E TRETË

Ndeshje të bukura dhe shumë të rëndësishme u zhvilluan të shtunën në ligën e tretë në kuadër të xhiros së 12-të. Lideri aktual, Festa, shënoi një fitore të vështire ndaj Elektroplast më rezultat të ngushtë 2-1, ndërsa një fitore më shumë vlera e arriti edhe Ferplast duke mposhtur Capllanin 3-1 më dopietën e bukur të Fisnik Krasniqit. Het-triku i Dardan Bytyqit në pjesën e parë ishte i mjaftueshëm që skuadra e tij, Pleshina, të fitojë ndaj Fabefas(4-3), ndërsa Diti Balaj shkatërroi Vikingsat duke i mundur 7-3. Arjan Ramadani realizoi 4 gola, ndërsa me këtë fitore Diti Balaj ende mban shpresat për një pozitë që dërgon në play-off. Fitore të lehta shënuan edhe Momo Bar dhe Elita.

pw3foto

Termo Rosh shfrytëzoi krizën e Vivës për të shënuar fitoren e dytë në kampionat, ndërsa më vështirësi të mëdha Unioni SHPK arriti të mposhtë skuadrën e papërshtatshme të Nikadinit. Java u mbyll më humbjen e tretë me radhë të Surqinës e cila mbetet larg pozitave të para në tabelë pasi u mposht nga Shkëndija me rezultat 3-1.

Më poshtë rezultatet, tabela , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj javë në Ligën e Tretë:  

pw3best

telegrafi sport app