Derbi i javës i takoi Q.S Prishtines që e mposhti FC Freshin, përderisa FC Kabashi Petrol mposhti FC 4 Llullat, ndërsa FC Urbano dhe FC Yjet eshtë shtyrë për një kohë të pacaktuar. Fitoren më të thellë në këtë javë e ka shënuar FC Dallas me rezultat 10:0, ndërsa humbjen më të thellë e ka pësuar FC Qafa 0:10.

FC Fresh 3-5 Q.S Prishtina


Q S Prishtina(1)

Muhamet Dragusha ishte ai që shënoi dhe i dha epërsinë FC Freshit, mirëpo kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi që për t'i barazuar shifrat në 1-1 u kujdes Visar Sahiti. Kujtim Ferati golashënusi më i mirë i Q.S Prishtina shënoi dy gola të njëpasnjëshëm për ta çuar rezultatin në 1:3 në të mirë të ekipit të tij. Përsëri Muhamet Dragusha shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim për t'i çuar shifrat në 2:3. Egzon Krasniqi shënoi për FC Freshin dhe barazoi shifrat në 3-3, dhe kur të gjith prisnin që FC Fresh ta rikthejë ndeshjen ashtu sikur se ndodhi në derbi kunder FC Akllapi, kështu nuk mendoi lojtari me prërvojë Shemsedin Bajrami, i cili shënoi për Q.S Prishtinën dhe për rezultatin momental 3-4, ndërsa për rezultatin përfundimtar FC Fresh 3-5 Q.S Prishtina shënoj Kujtim Ferati, i cili kompletoi het-trikun e tij.

FC 4 Llullat 2-7 FC Kabashi Petrol

FC Kabashi Petrol 1(1)

Golashënues për FC 4 Llullat: Sabri Omer(1), Korab Janjeva (1).
Golashënues për FC Kabashi Petrol: Enis Halili(3), Blend Batalli(2), Gent Haliti(1), Fuad Karabeg(1).

Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 14-të:

Top golashënuesit pas xhiros së 14-të:

Top asistuesit pas xhiros së 14-të: 

telegrafi sport app