Superderbi i javës së 13-të i takoi FC Kabashi Petrol që e mposhti FC Fresh, përderisa FC Rinori me rezultat minimal 5:4 mposhti FC Fida Com, ndërsa fitore minimale arriti edhe Q.S Prishtina që e mposhti FC Prugoci gjithashtu 5:4.

Fitoren më të thellë në javën e 13-të e kanë shënuar FC Urbano me rezultat 9:2, ndërsa humbjen më të thellë e ka pësuar FC Egzoni 2:9.


FC Kabashi Petrol 3:1 FC Fresh

FC Kabashi Petrol ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme kundër liderit FC Fresh , skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3:.

FC Kabashi Petrol 1

Ishte Blend Batalli ai i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij pas një asisti nga Enis Halili, ndërsa epërsinë në 2:0 e ngriti Dardan Jashari. Për ta ngritur rezultatin në 3:0 u përkujdes Enis Halili qe mori një asist nga autori i golit të parë Blend Batalli. Egzon Krasniqi ngushtoi epërsinë në 3:1, mirëpo kjo ishte e gjitha që FC Fresh arriti në këtë ndeshje. Meritën më të madhe për këtë fitore e kishte Dardan Jashari i cili ishte një lider i vërtetë në fushë ku ishte i pa kalushëm për kundërshtarët .

FC Fida Com 4:5 FC Rinori

FC Rinori

FC Fida Com filluan mjaft mirë takimin duke kaluar në epërsi të hershme 2:0, me golat e shënuar nga Fidan Sadiku dhe Visar Sadiku. Kur të gjithë menduan që FC Fida Com do ta ketë të lehtë fitoren në këtë sfidë, kështu nuk menduan skuadra e FC Rinori që shënoi 3 gola të shpejtë përmes Taulant Rusinovci, Lirim Pajaziti dhe Muhamet Gashi. Ideal Koloshi shënoi për FC Fida Com për ta barazuar rezultatin në 3:3, mirëpo përsëri FC Rinori shënoi përmes Taulant Rusinovcit dhe Lirim Pajazitit për të marrë epërsinë, ndërsa për rezultatin përfundimtar 4:5 shënoi golashënuesi më i mirë i kësaj sezone, Bujar Sadiku, i cili edhe u rikthye nga suspendimi 2 javor.

Q.S Prishtina 5:4 FC Prugoci

Q S Prishtina


Golashënues nga Q.S Prishtina: Arber Sahiti(2), Rinor Fejzullahu(1), Eugen Rafuna(1), Shemsedin Bajrami(1).
Golashënues nga FC Prugoci: Herolind Dragusha(1), Rinor Shala(1), Qendrim Behrami(1), Besart Pllana(1). 

Tabela:

Golashënuesit më të mirë:
Asistuesit më të mirë:

telegrafi sport app