Liga Pavarsia: Freshi kampion vjeshtor

Me pikë të barabarta me FC Rinori por më golaverazh më të mirë dhe dy pikë më shumë se Q.S Prishtin , FC Fresh është kampion vjeshtor në Ligën Pavarsia . Sigurisht se deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur në të cilat nuk do të mungojnë duelet interesante.
FC Fresh
Skuadra e Freshit është kampion vjeshtor i Liga Pavarsia, pasi të dielën kjo skuadër ka arritur të merr kreun e tabelës pasi fitoj kundër FC Qafes 3-0, e në këtë kontribuoi edhe humbja e Q.S Prishtines nga FC Urbano. Në ndërkohë, FC Rinori do të dimërojë në pozitën e dytë, e ndjekur nga skuadra Q.S Prishtina e cila deri xhiron e fundit ishte lidere.
FC Fresh edhe para fillimit të sezonit konsideroheshin si favorit për titullin kampion, duke marrë parasysh se janë ekipi më i vjetër në Liga Pavarsia ku dhe janë prezent qe nga themelimi i kësaj lige dhe kanë përvojën më të madhe sa i përket garave në futboll të vogël. Nga gjithsej 15 xhiro, djemtë të cilët përfaqësojnë FC Freshin kanë grumbulluar 33 pikë, duke fituar 11 ndeshje dhe duke humbur 4 prej tyre. Ata shënuan 81 gola dhe pranuan 46 të tjera. Kujtojmë që FC Fresh është shpallur nën kampion në sezonin 2013/2014, gjithashtu ishte finalist edhe në Kupën Pavarsia të sezonit 2013/2014
FC Rinori
Menjëherë pas Fresh, me pikë të barabarta renditet skuadra tjetër nga Prishtina, FC Rinori, e cila në rast se do të kishte më shumë gola te shënuara dhe me pak të pësuara, do të shpallej kampion vjeshtor. Megjithatë “FC Rinori ” edhe më tutje konsiderohet si konkurrent serioz për titullin e kampionit.
Q.S Prishtina
Menjëherë pas FC Freshit dhe FC Rinorit, me dy pikë më pak renditet skuadra tjetër nga kryeqyteti, Q.S Prishtina, e cila në rast se do të kishte triumfuar kundër FC Urbanos do të shpallej kampion vjeshtor. Megjithatë “Q.S Prishtina” edhe më tutje konsiderohet si konkurrent më serioz për titullin e kampionit. Aktualisht dallimi mes këtyre ekipeve është vetëm dy pikë që donë të thotë se “lufta” në pjesën pranverore do të jetë edhe më e madhe. Vlen te përmendet qe ky ekip është kampion sa i përket ndëshkimeve sepse është ndëshkuar me vetëm 5 kartonë të verdhë.
FC Akllapi
Menjëherë pas 3 ekipeve të para, me tre pikë më pak renditet skuadra nga Lipjani, FC Akllapi, e cila në rast se ne ndeshjen e fundit kundër FC Rinorit nuk do te inkuadronin ne fushë lojtar të cilët nuk janë të regjistruar, do të shpalleshin kampion vjeshtor. Megjithatë kjo nuk ua hup vlerat këtyre djelmoshave te cilët edhe më tutje konsiderohen si konkurrent për titullin e kampionit.
FC Urbano
Ekipi nga Raskova, FC Urbano, është ekipi i cili fitoi të gjitha ndeshjet derbi, me përjashtim në derbin lokal kundër FC Prugocit që e humbi me rezultat 2:3.
FC Kabashi Petrol
Skuadra nga Fushë Kosova FC Kabashi Petrol përmbyll sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë në tabelë dhe dallimi mes këtyre dhe vendit të parë është vetëm tre pikë. “Lufta” në pjesën pranverore do të jetë edhe më e madhe sepse llogariten nder favoritet kryesor për të triumfuar në fund.
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 15-të:
Top shënuesit pas xhiros së 15-të:
Top asistuesit pas xhiros së 15-të:

























































