LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e veçantë me Milanin, dashuria e nënës së tij për Liverpoolin, refuzimi i Realit, milionat me PSG-në dhe Kupa e Botës – Mbappe i thotë të gjitha

Lidhja e veçantë me Milanin, dashuria e nënës së tij për Liverpoolin, refuzimi i Realit, milionat me PSG-në dhe Kupa e Botës – Mbappe i thotë të gjitha

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe shpjegon pse e mbështet Milanin dhe zbulon se foli me Liverpoolin përpara se të vazhdonte kontratën e tij me gjigantët e Ligue 1.

Francezi ka bërë së fundmi një rinovim të kontratës me PSG-në deri në qershor 2025, duke refuzuar një ofertë nga Real Madridi.


Sidoqoftë, madrilenët nuk ishin klubi i vetëm me të cilin foli ndërsa kontrata e tij po skadonte, pasi Liverpooli gjithashtu bëri lëvizjen e tyre për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës të Francës 2018.

Mbappe: Nuk ka përfunduar ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit
Lexo po ashtu Mbappe: Nuk ka përfunduar ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit

“Kam folur me Liverpoolin sepse është klubi i preferuar i mamasë sime. Nuk e kuptoj pse ajo i mbështet Reds, ju duhet ta pyesni atë”, deklaroi ai për La Gazzetta dello Sport.

“Ata janë një klub i madh. I kisha takuar tashmë pesë vjet më parë kur luaja për Monacon. Kësaj radhe folëm shkurt, por në fund zgjedhja ishte mes Real Madridit dhe PSG-së. Të gjithë e dinë që doja të shkoja në Madrid verën e kaluar, sepse mendova se ishte zgjedhja e duhur”.

Një fotografi e Mbappes i veshur me një fanell të Milanit kur ishte fëmijë ishte bërë virale gjatë javëve të fundit, kështu që ai u pyet për mendimet e tij për kuqezinjtë, të cilët sapo kanë fituar Scudetton e 19-të në historinë e tyre.

E raportonin si të sigurt kalimin e tij te Real Madridi, prezantuesit e El Chiringuitos nuk zgjedhin fjalë për ta fyer Mbappen
Lexo po ashtu E raportonin si të sigurt kalimin e tij te Real Madridi, prezantuesit e El Chiringuitos nuk zgjedhin fjalë për ta fyer Mbappen

“Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Dadoja ime ishte italiane dhe kaloja shumë kohë me familjen e saj, ata të gjithë e mbështetën Milanin”, ka treguar ai.

“Falë tyre, kam parë shumë ndeshje të Milanit dhe jam bërë tifoz. Unë thosha: nëse do të luaj ndonjëherë në Itali, do të jetë vetëm te Milani. Po të kisha thënë diçka ndryshe, do të më kishin vrarë”.

“Mund të përgëzoj kuqezinjtë, atje janë shumë miq të mi francezë dhe Ibrahimovicin, një legjendë që e respektoj vërtet”, shtoi ai.

Presidenti i PSG-së çmend spanjollët: Mbappe nuk qëndroi për para, Tebas ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga
Lexo po ashtu Presidenti i PSG-së çmend spanjollët: Mbappe nuk qëndroi për para, Tebas ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga

Franca është një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës në fund të vitit, ndërsa Italia nuk ka arritur të kualifikohet për herë të dytë radhazi.

“Më mirë për ne, sepse Italia është një ekip i madh, por unë u pikëllova për miqtë e mi Marco Verratti dhe Gigio Donnarumma”, shtoi Mbappe.

“Ishte e vështirë për ta sepse ne u eliminuam nga Liga e Kampionëve pas eliminimit të tyre në Kupën e Botës. Ky është futbolli. Italia do të ketë një brez të ri futbolli dhe ju do të ktheheni”.

Mbappe kthehet të flas për kontratën e re me PSG-në, tregon çka e shtyu të vazhdoj me parisienët
Lexo po ashtu Mbappe kthehet të flas për kontratën e re me PSG-në, tregon çka e shtyu të vazhdoj me parisienët

Pse e refuzoi ofertën e Real Madridit për të vazhduar me PSG-në? A ishte gjithçka për paratë?

“Gjërat kanë ndryshuar. Unë jam francez, e di që jam i rëndësishëm për vendin tim, ndaj më duhej të mendoja mirë. Nuk ka të bëjë vetëm me futbollin, por edhe me jetën”, pohoi 23-vjeçari.

“Historia shkruhet këtu” – fishekzjarrë dhe festë, Mbappe te PSG deri në vitin 2025
Lexo po ashtu “Historia shkruhet këtu” – fishekzjarrë dhe festë, Mbappe te PSG deri në vitin 2025

“Dua të jetoj mirë në vendin tim në fund të karrierës sime. Falënderoj Real Madridin dhe tifozët e tyre për dashurinë edhe pse e kam veshur atë fanellë vetëm për disa javë kur luaja në ekipet e të rinjve në moshën 14-vjeçare. Suksese në finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Nuk kam folur për para me Florentinon apo Nasser Al Khelaifin. Vetëm për futbollin dhe titujt për të fituar. Nëna ime dhe avokatët flasin për para. Sigurisht, kam marrë para në llogarinë bankare dhe i hedh një sy ndonjëherë, por ajo që ka rëndësi për mua është fusha, fitimi i trofeve, të jem më i miri dhe të jem i lumtur dhe tani jam i lumtur”, ka deklaruar më tej Mbappe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori