LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i PSG-së çmend spanjollët: Mbappe nuk qëndroi për para, Tebas ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga

Presidenti i PSG-së çmend spanjollët: Mbappe nuk qëndroi për para, Tebas ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga

Kylian Mbappe ka vazhduar kontratën me Paris Saint Germain, por ende vazhdon të bëjë bujë kjo çështje.

Tani sulmuesi francez ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi për të zbuluar detaje nga marrëveshja e arritur.


Pasi Mbappe deklaroi se ishte i lumtur që ka vazhduar kontratën, radha ka qenë që të flas numri një i parisienëve.

Al-Khelaifi ka thënë se vendimi i Mbappes për të qëndruar në Parc de Princes edhe për tri vite ka një rëndësi të madhe, pasi sipas tij lojtari më i mirë në botë do të mbetet në Ligue 1.

“Ka një rol shumë të rëndësishëm për të rinjtë dhe Francën. Lojtari më i mirë në botë do të qëndrojë këtu, ëndrra dhe objektivi i tij kanë qenë gjithmonë që të qëndrojë dhe të fitojë me ne. Historia jonë bashkë do të vazhdojë”.

“Mbappe nuk ka kërkuar ndonjë gjë të veçantë. Është një lajm i mirë për PSG, për futbollin francez dhe Francën. Ndoshta nuk e kuptoni tani, por do ta kuptoni më vonë”.

Mbappe kthehet të flas për kontratën e re me PSG-në, tregon çka e shtyu të vazhdoj me parisienët
Lexo po ashtu Mbappe kthehet të flas për kontratën e re me PSG-në, tregon çka e shtyu të vazhdoj me parisienët

“Lojtari më i mirë në botë do të luajë akoma në kampionatin tonë. Javën e kaluar menduam që e humbëm, por kemi krijuar një lidhje të fortë dhe speciale me atë. Nuk ishim të sigurt, por gjithmonë kemi besuar te Kylian dhe familja e tij”, tha Al-Khelaifi.

Krejt në fund ai tha se Mbappe nuk qëndroi në Paris për shkak të parave, pasi te Real Madridi do të fitonte më shumë, derisa pati disa fjalë edhe për presidentin e La Ligas, Tebas.

“Jo, Mbappe nuk qëndroi te na për para. Ai në Spanjë te Real Madridi do të fitonte më shumë”.

Sa i përket deklaratave të Tebas, mund të them se ndoshta ai ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga. Kjo është mirë për ne, La Liga nuk është njësoj si para tre ose katër viteve më parë. Kam respekt për të gjitha klubet, por edhe ne kemi nevojë për respekt”, u shpreh Al-Khelaifi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori