LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski nuk mundi ta besojë humbjen e rastit nga Vitor Roque në debutim – ishte më e lehtë për të shënuar

Lewandowski nuk mundi ta besojë humbjen e rastit nga Vitor Roque në debutim – ishte më e lehtë për të shënuar

Sulmuesi brazilian, Vitor Roque ka humbur një rast ideal nga vetëm pesë metra në ndeshjen e tij debutuese me Barcelonën të enjten mbrëma.

18-vjeçari me të cilin Barcelona ka nënshkruar deri në vitin 2031, bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën e Barçës në fitoren 1-2 kundër Las Palmas në La Liga.


‘Tigrinho’, i cili vetëm 24 orë më parë mori miratimin nga La Liga për t’u regjistruar dhe që ka stërvitur gjashtë herë me Barçën, doli në fushë në minutën e 78-të me rezultatin 1-1, duke zëvendësuar Ferran Torres.

Sulmuesi brazilian, për të cilin Barcelona duhet të paguajë 31 milionë euro plus 31 milionë euro tjera bonuse dhe ka një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh, ka shijuar disa raste në të cilat ai mund të kishte debutuar si golashënues i Barçës.

Megjithatë, emocionet si duket bën të veten dhe talenti i madh brazilian humbi një rast të qind për qind kur përfundoi plotësisht i vetëm përballë portierit dhe dërgoi topin jashtë.

Ky rast i humbur nga Roque ka bërë që bashkëlojtari i tij polak, Robert Lewandowski të mos e besojë atë që shihte, por më vonë e duartrokiti atë, pasi braziliani tregoi talent dhe nuhatje për të ardhur deri te rasti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori