LAJMI I FUNDIT:

Leicester City me fitime të çmendura nga transferimet në vitet e fundit – i bleu për pak para, i shiti për shumë miliona

Leicester City me fitime të çmendura nga transferimet në vitet e fundit – i bleu për pak para, i shiti për shumë miliona

Pas lajmeve se një marrëveshje është rënë dakord me Manchester Unitedin për Harry Maguire, fitimi që do të bëjë Leicester City në shitjen e tij është shumë i madh.

Maguire nënshkroi për Leicesterin në vitin 2017 nga Hull City për një çmim prej 12 milionësh, i cili shkonte deri në 17 milionë me bonuse.


Tani sipas mediave angleze mbrojtësi është vendosur të largohet nga King Power Stadium për 85 milionë funte dhe ky është një fitim prej 68 milionë funtesh nga Leicesteri.

Kjo nuk është hera e parë që Leicesteri ka bërë fitime të mëdha parash nga shitet e tyre, pasi ashtu ndodhi edhe me Danny Drinkwater dhe N’Golo Kante.

Kur Leicesteri fitoi Ligën Premier në vitin 2016, dyshja shkëlqeu duke plotësuar njëra-tjetrën në mënyrë të përsosur dhe i kushtuan Dhelprave vetëm 6.5 milionë së bashku.

Drinkwater u bashkua nga Manchester Unitedi në vitin 2012 për 850 mijë funte, ndërsa Kante u nënshkrua nga Caen për 5.6 milion në vitin 2015.

Disa vite më vonë, anglezi u shit tek Chelsea për 32 milion funte, ndërsa francezi 35 milionë funte.

Lojtari i fundit që ka sjell fitime të mëdha është Riyhad Mahrez, i cili kaloi katër vjet në Leicester pas bashkimit në janar të 2014 për 450 mijë funte nga Le Havre.

Ai iu bashkua Manchester Cityt verën e kaluar për 60 milionë funte dhe pavarësisht një sezoni të përzier përfundoi me tre trofe vendor, si dhe fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në verë.

Megjithëse skuadra e Brendan Rodgers ka humbur talent të pasur gjatë gjithë viteve, ka ende një kulture lojtarësh që mund të shiten për një çmim të madhe në të ardhmen.

Ben Chilëell, Wilfred Ndidi dhe Youri Tielemans të gjithë kanë qenë të lidhur me klubet më të mëdha evropiane, ndërsa Hamza Choudhury dhe Harvey Barnes gjithashtu mund të sjellin para të mira. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori