Legjenda serbe: Serbia nuk mund ta ndalë Kosovën

Ish basketbollisti dhe trajneri i famshëm serb, Borislav Stankoviq, ka pranuar për mediat serbe se Serbia nuk mund ta bëj asgjë që mund ta ndalonte pranimin e Kosovës në FIBA, transmeton Telegrafi.
“Unë pres që Federata e Basketbollit të Kosovës të pranohet në FIBA, pasi një gjë e tillë merr shumicën e votës në votim. Kosova është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe argument më të fort se ky nuk ka. KON-i është koka e sporteve. Lufta për të ndalur pranimin e Kosovës në FIBA tashmë është e humbur. Federata e Basketbollit të Serbisë nuk duhet të merret me këtë çështje pasi duhet të shikojë gjëra tjera të brendshme”, ka thënë Stankoviq.
Kujtojmë se Stankoviq ka mbajtur në të kaluarën edhe poste të larta në FIBA dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. /Telegrafi/






















































