LAJMI I FUNDIT:

Ledri pretendon Eminemi e kopjoi për një videoklip

Ledri pretendon Eminemi e kopjoi për një videoklip
Foto: Ledri Vula/Instagram

Ledri Vula është pa dyshim një prej emrave më të dashur të publikut shqiptar.

Superylli pati një verë të hatashme me shumë këngë të suksesshme dhe një turne për plot me koncerte.


Videoklipet e tij gjithnjë janë të veçanta, ndoshta kjo për shkak të edukimit të tij si regjisor, ku ai i kushton shumë rëndësi paraqitjeve vizuale.

Por, tash Ledri me një postim në rrjetin social InstaStory ka pretenduar se Eminemi e ka kopjuar në klipin “Lucky You”.

Sipas Ledrit, një prej skenave të këtij klipi ngjason shumë me klipin “TTZ” që u pëlqye shumë nga publiku.

Ende nuk dihet sakt nëse vërtet Eminemi është inspiruar nga Ledri, por “Kamikaze” ka pasur sukses të madh dhe projekti “Lucky You” është pikërisht pjesë e këtij albumi që theu rekorde. /Telegrafi/