Ledri dhe Noizy të disponuar pranë njëri-tjetrit (Foto)

Ledri Vula dhe Rigels Rajku dikur ishin rivalë dhe dërgonin ofendime kundrejt njëri-tjetrit, madje nuk mungonin edhe ‘diss-et’ nëpër këngë.
Gjatë kohës sa Ledri ishte pjesë e Babastars madje pati edhe një përplasje fizike me Noizyn, por tash gjërat kanë ndryshuar.
Dy reperët e njohur të skenës shqiptare i kanë lënë pas vetes zënkat dhe tash gëzojnë një shoqëri të mirë.
Kjo shihet edhe nga një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, në të cilën që të dy janë të qeshur dhe të disponuar.
Edhe Ledri edhe Noizy e kanë publikuar fotografinë në profilet e tyre në Instagram e që është pëlqyer në masë të madhe nga fansat. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/08/2017
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































