Liridon Leci do të mbetet pjesë e ekipit të Hajvalisë së paku edhe për gjashtë muajt e fundit, kështu kanë konfirmuar drejtues të ekipit nga periferia e Prishtinës, raporton Sporti1.

Mbrojtësi me eksperiencë ndërkombëtare në vjeshtë iu bashkua ekipit nga Prishtina, pas ardhjes së teknikut, Bylbyl Sokoli në radhët e bardhekaltërve.


Leci ka qenë ndër lojtarët kryesor të ekipit që stinorin vjeshtor e përfundoi në vendin e dytë në Raiffeisen Superligën e Kosovës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app