Latifi: Do ta jap maksimumin

Në ndeshjen e parë të stinorit të ri, Prishtina e favorizuar, por me një fazë përgatitore pa rezultate të mëdha, pret Istogun.
Sulmuesi kryesor do të jetë, Liridon Latifi i cili s’ka shënuar ende, as në miqësore.
“S’kam shënuar, sepse ka qenë një fazë e mundimshme dhe nuk kam mbërri të jap qindpërqindtë, por besoj që tash jam mirë dhe do të jap maksimumin, por edhe nëse nuk shënoj nuk do të thotë që patjetër të shënoj, por kryesorja të fitoj skuadra”, tha Latifi për faqen e klubit, transmeton Sporti1.
Ai nuk e ndjen barrën e sulmuesit kryesor. “Edhe më parë kam pasur një barrë të tillë, kam luajtur edhe përkrah sulmuesve si Enis Fetahu e Astrit Fazliu që kanë lënë nam në futbollin tonë dhe tash jam i vetëdijshëm si bartës i kësaj barre duke dhënë maksimumin. Normalisht që ndjej përgjegjësi që prej kur e kam veshur fanellën e Prishtinës dhe normalisht që tani ndjej pak më shumë”, tha ai. /Telegrafi/






















































