Mesfushori sulmues i Skënderbeut, Liridon Latifi ka folur për Telegrafin në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të përballet me Dinamon e Zagrebit.

“Shortin e vlerësoj si të vështirë normalisht, por skuadra që kemi ne mundet ta dënoj çdo skuadër, dhe jam shumë optimist që do t’ia arrijmë qëllimit tonë”, deklaroi Latifi për Telegrafin.


Ish futbollisti i Flamurtarit dhe Prishtinës është ndalur shkaku i një lëndimi, por thotë se për ndeshjen me Dinamon do të jetë në fushë.

“Puna e lëndimit po shkon shumë mirë. Jam në një terapi speciale, ku klubi ka paguar shumë para për këtë terapi që të jem 100% i gatshëm për Dinamo Zagrebin”, nënvizoi ai.

‘Doni’ ka shpërthyer këtë vit duke shënuar një gol dhe duke asistuar tri herë në Ligën e Kampionëve.
“Nuk mundem të them qe jam i kënaqur, ku për tri ndeshje kam shënuar një gol dhe kam dhënë tri asistime, por mendoj që mundem edhe me shumë të jap për këtë skuadër, sepse ka shumë lojtarë cilësorë të cilët mund të më ndihmojnë të jap edhe më shumë”.
 

telegrafi sport app