LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Ronaldos nga Juventusi e lë De Ligtin si lojtarin më të paguar në Serie A – këta janë 10 përfituesit më të mëdhenj

Largimi i Ronaldos nga Juventusi e lë De Ligtin si lojtarin më të paguar në Serie A – këta janë 10 përfituesit më të mëdhenj

Manchester Unitedi pranoi t’i paguante Cristiano Ronaldos një pagë prej 654 mijë eurosh në javë kur e nënshkroi atë nga Juventusi në gusht, por si krahasohet kjo pagë me fituesit më të mëdhenj aktual në Serie A?

Ylli portugez u largua nga Torino në verë pasi shënoi 101 gola në 134 paraqitje me Bianconerët midis viteve 2018 dhe 2021.

Ronaldo pothuajse i vetëm ka rritur faturën e pagave në Old Trafford me mbi 20 për qind dhe portugezi ishte fituesi më i lartë i Juventusit dhe Serie A me një pagë prej 31 milionë euro në vit.

Ish-shoku i tij i skuadrës, Matthijs de Ligt tani është lojtari më i paguar në Torino, por gjithashtu edhe në gjithë Serien A.

De Ligt, lojtari më i paguar në Serie A

Holandezi nënshkroi një marrëveshje prej 8 milionë euro në vit me Bianconerët në vitin 2018, por paga e tij mund të rritet në 12 milionë euro në vit me bonuse.

Paulo Dybala së shpejti do t’i bashkohet atij në krye të lojtarëve më të paguar të Serie A duke nënshkruar një marrëveshje të re me 8 milionë euro në vit me bonuse prej 2 milionë eurosh.

Dybala është aktualisht fituesi i tretë më i madh në Serie A me një pagë 7.3 milionë euro, pas Christian Eriksen, i cili merr 7.5 milionë euro në vit.

Ylli i Interit është jashtë fushës pasi nuk i lejohet të luajë në Serie A me një defibrilator të zemrës, të cilën e kishte implantuar pasi pësoi një atak në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë në Euro 2020 verën e kaluar. Interi po mbulon pagën e tij përmes sigurimit të FIFA-s.

Eriksen, futbollisti i dytë i paguar në Itali

Aaron Ramsey, Adrien Rabiot, Zlatan Ibrahimovic dhe Arturo Vidal marrin të gjithë 7 milionë euro në vit, të ndjekur nga Ëojciech Szczesny dhe Leonardo Bonucci me nga 6,5 milionë euro dhe Lautaro Martinez, i cili së fundi ka nënshkruar një kontratë të re prej 6 milionë euro në vit.

Lojtarët më të paguar të Serie A sipas Calcio e Finanza

Matthijs de Ligt – 8 milionë euro

Christian Eriksen – 7.5 milionë euro

Paulo Dybala – 7.3 milionë euro

Aaron Ramsey – 7 milionë euro

Adrien Rabiot – 7 milionë euro

Zlatan Ibrahimovic – 7 milionë euro

Alexis Sanchez – 7 milionë euro

Arturo Vidal – 6.5 milionë euro

Leonardo Bonucci – 6.5 milionë euro

Wojciech Szczesny – 6.5 milionë euro

Lautaro Martinez – 6 milionë euro

Alex Sandro – 6 milionë euro

Kalidou Koulibaly – 6 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori