LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Dembele më i mirë se Mbappe, do të qëndrojë në Barcelonë

Laporta: Dembele më i mirë se Mbappe, do të qëndrojë në Barcelonë

Joan Laporta ka besim se Ousmane Dembele do ta mbyll rinovimin me Barcelonën, pasi presidenti i klubit mendon si ai është më i mirë se Kylian Mbappe.

Presidenti i klubit e pranoi në një intervistë në Tv3 se negociatat janë duke u komplikuar, por shpreson që në fund të arrihet një marrëveshje.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Dembelen dhe ai dëshiron të qëndrojë. Ne gjithashtu e duam atë sepse ai është një lojtar i madh”.

“Këto janë situata që kanë nevojë për një negocim me përfaqësuesit që duan më të mirën për lojtarin. Unë jam entuziast për Dembelen. Ai është më i mirë se Mbappe”, deklaroi Laporta,

Laporta ritheksoi se do të tentojnë të nënshkruajnë në afatin kalimtar të ardhshëm, por është e komplikuar.

“Xavi na ka kërkuar të përforcojmë skuadrën dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë, por për momentin nuk kemi asnjë diferencë në paga për ta bërë këtë. Prandaj, në këtë moment nuk është e mundur, por duhet të lëmë menaxhmentin sportiv të punojë”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori