Lansohet “S’jena Mo” nga Majk dhe Geasy (Foto)


Dr. Mic (Majk) dhe Getoar Selimi (Ghetto Geasy), kanë lansuar projektin e ri të tyre.
Për ora 21:00 është paralajmëruar premiera e këngës “S’jena Mo”, dhe artistët mbajtën premtimin.
Bëhet fjalë për një këngë me tematike dashurie, të cilën e trajtojnë ndryshe reperët e Babastars.
Kënga është punuar në beat nga Donat Prelvukaj (Cricket Beats) kurse u punua te Irkenc Hyka në mix dhe master, teksa melodinë e bënë vet Geasy dhe Majk.
Videoklipi është realizuar nga Entermedia, dhe këto informacione dolën të sakta pas raportimeve nga burimet e sigurta të Telegrafit.
Ky projekt e kthen Ghetto Gasyn pas dy këngëve relativisht të suksesshme me NRG Band dhe Luana Vjollcën, teksa për Majk kjo është goditja e madhe e verës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2015














































