Lajm bombastik nga Zvicra, Shaqiri kërkon largimin prej Lyonit për tu transferuar në Amerikë
Xherdan Shaqiri ka qenë hero i Lyonit në derbin ndaj Olympique Marseille në mesjavë.
Sulmuesi nga Kosova shënoi një gol me kokë si dhe dha një asistim në fitoren me rikthim të Lyonit 2-1.
Duke parë paraqitjen fantastike të tij në këtë sfidë, pritej që Shaqiri të vazhdonte të ishte pjesë e formacionit bazë të Lyonit, por kjo gjë nuk do të ndodhë.
Gazeta prestigjioze zvicerane Blick ka raportuar ekskluzivisht se Xherdan Shaqiri ka kërkuar largimin nga Lyoni për ta vazhduar karrierën në MLS.
Skuadra amerikane Chicago Fire është duke kërkuar transferimin e Shaqirit në MLS dhe kjo ide po i pëlqen gjilanasit.
Gjithnjë sipas Blick, Shaqiri i ka kërkuar Lyonit që ta lënë të lirë dhe mos ta grumbullojnë për ndeshjen e së shtunës ndaj Monacos.
Chicago Fire është gati që të paguaj një shumë te Lyoni për transferimin e anësorit kosovar në MLS qysh në javën e ardhshme.
Lyon pagoi gjashtë milionë euro për transferimin e Xherdanit dhe kjo shumë duket se do të paguhet edhe nga klubi amerikan.
Aktualisht te Chciago është drejtor sportiv zvicerani Georg Hitz që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Shaqirin.
Shaqiri aktualisht fiton 350 mijë euro në muaj dhe Chicago është gati t’i ofrojë edhe më shumë që t’i marrë shërbimet e tij.
Transferimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim, pasi kampionati amerikan fillon më 26 shkurt dhe Chicago synon që ta ketë Shaqirin në skuadër qysh për ndeshjen e parë ndaj Inter Miami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Portugalia publikon listën me 26 lojtarë të ftuar, Roberto Martinez iu beson veteranëve
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251