Pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Labi u shfaq në studio ku foli për përvojën e tij dhe për dijen që pretendon se ka.

Ai u shpreh: “Kam lexuar shumë libra të Frojdit e Petersonit”.


Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Olta, e cila e ndërpreu duke i thënë: “Ia fut kot, asnjë libër s’e ke lexuar, po ik ore tani. Çfarë libri ke lexuar të Frojdit?”

BBVK/YouTube

Labi u përpoq ta zbusë situatën duke iu drejtuar Oltës: “Olta, je shumë e veçantë”.

Por, ajo reagoi sërish ashpër: “Mos e thuaj këtë në sy të njerëzve që kanë lexuar me të vërtetë. Gënjej ore”.

Duke qeshur me ironi, Olta shtoi: “Është i madh fare. Si më thua mua ‘kam lexuar Frojdin’?”

Labi insistoi në deklaratën e tij: “Kam lexuar Frojdin, kam lexuar Petersonin, kam kryer shkollën e muzikës. Brenda kur je i harron të gjitha që i di. Rinia ka përparësi. Rinia ka pak më shumë mençuri se ne pak të moshuarit”.

Olta reagoi menjëherë: “Kush ne? Unë jam e re, zemër”.

Në fund, Labi shtoi: “Rinia është më happy, më kanë përparuar. Kuptohet që unë nuk kam pasur mundësi si ata, unë kam parë një luftë, shumë gjëra të këqija në jetën time”. /Telegrafi/