Komediania dhe aktorja amerikane, Rosie O'Donnell, ka folur hapur për kirurgjinë kozmetike që e refuzoi për vite me radhë, duke pranuar se vendimi për t'iu nënshtruar procedurës e çoi në një konflikt të brendshëm dhe një ndjenjë turpi për shkak të çmimit të lartë.

O'Donnell zbuloi se i është bërë një ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë në fillim të këtij viti, një procedurë që më parë e kishte kundërshtuar fuqimisht.


Siç deklaroi ajo, operacioni i kushtoi më shumë se sa kishte paguar ndonjëherë për një makinë.

Rosie O'Donnell

"Kushtoi më shumë para sesa kam paguar ndonjëherë për një makinë, dhe kjo më duket pothuajse e sikletshme", shkroi komediania.

Për vite me radhë, ajo e konsideronte kirurgjinë kozmetike si në kundërshtim me pikëpamjet e saj mbi plakjen natyrale dhe feminizmin.

Siç e pranoi vetë, më parë e perceptonte 'lifting'-un e fytyrës si një lloj tradhtie të vlerave që përfaqësonte.

Megjithatë, pasi humbi më shumë se 20 kilogramë, ajo filloi ta shihte pamjen e saj ndryshe.

Ndryshimet në fytyrën e saj pas humbjes së peshës ishin një nga arsyet pse vendosi të rishqyrtonte pikëpamjet e saj të mëparshme.

Ajo e përshkroi rezultatin si shumë delikat, duke deklaruar se duket më natyral dhe i pushuar, jo shumë ndryshe. /Telegrafi/