LAJMI I FUNDIT:

Labi dhe Dani vijnë në duet, klipi lansohet të shtunën

Labi dhe Dani vijnë në duet, klipi lansohet të shtunën
Labinot Tahiri dhe Ramadan Krasniqi (Foto: Instagram)

Labinot Tahiri dhe Ramadan Krasniqi e kanë gati bashkëpunimin e ri muzikor.

Dy këngëtarët e mirënjohur të skenës shqiptare e kanë realizuar videoklipin e këngës “Falem”.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi e ka publikuar një pjesë të shkurtër të klipit duke i njoftuar fansat se kënga e re lansohet nesër (e shtunë).

https://www.instagram.com/p/Bnt7lBHBuc-/

“Për të gjithë ata që e kanë pritur shumë vite, Dani dhe Labi një këngë e zemrës. Nesër ora 13:00, ‘Falem’. Së bashku Dani dhe Labi”, ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram.

Një nga bashkëpunimet e fundit të Labit ka qenë dueti me 2 Ton, “Zemra jem”, që u publikua në muajin qershor.

Edhe Dani së fundmi ka bashkëpunuar me një reper. Është fjala për Gold AG në këngën “Ma e mira”. /Telegrafi/