LAJMI I FUNDIT:

La Liga: Messi dhe Kaka në ekipin e javës

La Liga: Messi dhe Kaka në ekipin e javës

Lionel Messi i siguroi Barcelonës tre pikët e radhës gjatë vikendit, derisa Kaka impresionoi për Real Madridin, dhe që të dy sigurojnë vend në ekipin më të mirë të javës në La Liga.

Messi shënoi dy gola për katanalist për të kaluar shifrën e 300 golave për klubin, dhe shoqërohet në sulmin e javës nga Diego Costa i Atletico Madridit dhe Adrian Colunga i Getafes.

Kaka në mesfushë shoqërohet nga një lojtar i Barcelonës, Cesc Fabregas, një i Sevillas, Gart Medel, dhe një i Real Sociedad, Asier Illarramendi.


Sociadad kontribuon edhe në mbrojtje me Carlos Martinez, që pushton krahun e majtë. Ricardo Costa i Valencias rreshtohet në qendër të mbrojtjes, ndërsa Feder Fernandez i Getafes në krahun e djathtë. Porta kësaj here pushtohet nga njëshi i Malagas, Willy Caballero.

Ekipi më i mirë i javës në La Liga, zgjedhur nga portali Goal:

Portier: Willy Caballero (Malaga)

Mbrojtës: Fede Fernandez (Getafe); Ricardo Costa (Valencia); Carlos Martinez (Real Sociedad)

Mesfushorë: Asier Illarramendi (Real Sociedad); Gary Medel (Sevilla); Kaka (Real Madrid); Cesc Fabregas (Barcelona)

Sulmues: Adrian COlunga (Getafe); Lionel Messi (Barcelona); Diego Costa (Atletico Madrid).

Formacioni 3-4-3

Caballero

Fernandez – Costa – Martinez

Illarramendi – Medel – Kaka – Fabregas

Colunga – Messi – Costa
/Telegrafi/