Kylie Jenner kritikohet nga adhuruesit amerikanë për setin 360 dollarësh të grimit


Kompania e Kylie Jenner, Kylie Cosmetics, po ofron një set të brushave për grim si risi në treg, e përderisa ka adhurues që janë gëzuar për produktin, shumë të tjerë janë të pakënaqur për çmimin.
Seti që përmbanë disa brusha është produkti i tretë nga Silver Series që ofrohet për 360 dollarë.
Shumë blogje të modës dhe adhurues në Twitter kanë shprehur zhgënjimin për çmimin, duke e detyruar Kylie Jennerin të përgjigjet vetë në rrjetin social.
“Unë kam zhvilluar për ju setin më luksoz dhe më fantastik të brushave ndonjëherë. Jam shumë e ngazëllyer. Brusha reale nuk krahasohen me brushat sintetike. Performancë tejtër, cilësi dhe gjithçka”.
“Unë jam pro për të bërë një linjë sintetike 100 për qind në të ardhmen, e që do të jetë shumë mëe lirë”, deklaroi Jenner.
Jenner, e cila e pret fëmiun e saj të parë me Travis Scott në fillim të vitit 2018, u përgjigj ndaj kritikave me foto të linjave tjera të brushave dhe çmimit të tyre në krahasim me setin e saj.
Nuk është hera e parë që Kylie gjendet në mesin e kritikave për linjën e saj kozmetike. /Telegrafi/















































