Në podkastin e Jake Shane, Kylie Jenner foli për ndërlikimet gjatë shtatzënisë së saj të dytë, duke deklaruar se ndërsa mbante në bark djalin e saj Aire Webster, ajo mori një pushim të gjatë për shkak të sëmundjeve serioze.

Jenner tha se shtatzënia e saj e dytë ishte shumë më e vështirë se e para. Tashmë në javën e 12-të, tha ajo, u zgjua e paaftë të ecte për shkak të dhimbjeve të forta të shiatikës dhe dhimbjeve të shpinës.


"Pata dhimbje të tmerrshme shiatike dhe dhimbje të forta në pjesën e poshtme të shpinës", tha ajo, duke shtuar se mjekët më pas e vunë në regjim shtrati për gati dy muaj pasi zbuluan se ishte hapur tre centimetra.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kylie Jenner përshkroi ndërlikimet shtesë me fjalët: "Po ndodhnin shumë gjëra me vaginën time. Isha tre centimetra e hapur për rreth një muaj e gjysmë dhe fëmija po dilte", tha ajo.

Themeluesja e Kylie Cosmetics pranoi se shpesh hante akullore dhe vakte të pasura me karbohidrate natën për shkak të të përzierave.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ajo reflektoi edhe mbi shtatzëninë e saj të parë, kur në moshën 19 vjeç kishte frikë t’ua tregonte lajmin prindërve, por, siç tha ajo, kishte një ndjenjë të fortë se donte ta mbante shtatzëninë.

Duke folur për vendimin e saj për ta mbajtur të fshehtë shtatzëninë me Stormin, Jenner tha se kjo i kushtoi shumë emocionalisht. Ajo kujtoi se kishte qarë për orë të tëra dhe kishte ndjerë shumë presion për shkak të kësaj. /Telegrafi/