Nicolas Cage zbulon dy role të mëdha që refuzoi, të cilat më pas u kthyen në filma shumë të suksesshëm

Nicolas Cage ka zbuluar dy role të mëdha filmike që kishte refuzuar në të kaluarën.
Në një intervistë për Variety, të publikuar të mërkurën, aktori 62-vjeçar foli për faktin se pothuajse kishte luajtur në një film ikonik me superheronj dhe në një komedi kult.
Cage tregoi se ishte shumë pranë rolit të superkeqbërësit Green Goblin në filmin Spider-Man të vitit 2002, ku luante Tobey Maguire.
Megjithatë, ai hoqi dorë nga roli, i cili më vonë iu dha Willem Dafoe, për shkak të dallimeve krijuese.
Më pas, Cage zbuloi se pothuajse kishte luajtur edhe në komedinë e vitit 1994 Dumb and Dumber përkrah Jim Carrey.
Edhe pse të dy filmat u kthyen në suksese të mëdha, Cage tha se nuk pendohet për vendimet që mori.
Duke folur për Spider-Man, Cage kujtoi një bisedë që kishte pasur me regjisorin Sam Raimi, ku ai kishte propozuar një ide që nuk u pranua.
“Sam dhe unë patëm një drekë shumë të mirë dhe gjatë saj i thashë: ‘Dëgjo, kushdo që ta luajë Spider-Man-in, le të ketë një skenë ku ai lëviz si merimangë kur është vetëm,’ por kjo nuk ndodhi,” tregoi ai.
“Ai donte që unë të luaja Green Goblin. Më pëlqente ideja për të punuar me Sam Raimi-n, për shkak të Evil Dead 1 dhe 2, por në atë kohë kisha një tjetër film të quajtur Adaptation.”
Cage gjithashtu zbuloi se kishte refuzuar rolin e Lloyd Christmas në Dumb and Dumber.
“Kjo ndodhi me Jim dhe Dumb and Dumber, dhe unë thashë: ‘Do të bëj këtë filmin tjetër të quajtur Leaving Las Vegas,’” kujtoi ai.
























































