Edhe Arijon Ibrahimovic te Hoffenheimi? Top klubet angleze dhe gjermane në garë për yllin nga Kosova

Hoffenheim, Stuttgart, Werder Bremen, Augsburg janë vetëm disa nga klubet gjermane kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit së Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic.
Anësori me prejardhje nga Kosova, më saktësisht Prizreni kaloi një sezon të mirë në aspektin individual te Heidenheim, pavarësisht që kjo skuadër u rikthye në Bundesliga 2.
Katër klubet e mëdha gjermane po garojnë për shërbimet e Ibrahimovic, mirëpo interesim ka edhe nga Liga Premier, më saktësisht nga klubet si Brighton, Fulham dhe fituesi i Ligës së Konferencës, Crystal Palace.
Ibra aktualisht ndodhet në pushim ndërsa në një intervistë për “Transfermarkt” ka konfirmuar se është i gatshëm për hapin e ri, pavarësisht që ende nuk e di cila do të jetë e ardhmja e tij.
“Edhe pse nuk ishte e mjaftueshme, i thamë lamtumirë Bundesligas në stil. Personalisht isha shumë i zhgënjyer, por familja dhe miqtë më kanë mbështetur. Pas pushimeve, dua të vazhdoj të punoj fortë”.

“Faza parapërgatitore nën Frank Schmidt më solli në një nivel të mirë fizik, kësisoj loja ime ishte më e kompletuar. Ishte e rëndësishme të zhvilloja minuta dhe ta dëshmoj vetën. Besoj ishte vit i mirë për mua”.
Falë paraqitjeve fenomenale, vlera e Ibrahimovicit shkoi në 10 milionë euro, kësisoj ai u nda tepër i lumtur.
“Sigurisht e pashë dhe jam shumë i lumtur. Ngritjet e vlerës zakonisht janë bisedë në dhomën e zhveshjes. E pranoj me shumë falenderim dhe pas këtyre paraqitjeve, që nuk do të ishin të mundura pa Heidenheim, ekipin dhe bashkëlojtarët”.
Përndryshe, një kalim te Hoffenheim padyshim për të gjithë njerëzit e Kosovës do të ishte i preferuari, me shpresën që tre yjet tanë (Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari) ta bindin për ta përfaqësuar fanellën dardane në nivelin ndërkombëtar.
Rikujtojmë, Ibra mbetet pjesë e Gjermanisë U21, mirëpo ka të drejtë që t’i bashkohet Kosovës, me emrin e tij që përmendet si afrim i mundshëm për muajin shtator, kur të nisim edicionin e ri të Ligës së Kombeve./Telegrafi/














































