LAJMI I FUNDIT:

Kush do të jetë presidenti i ri i Barcelonës?

Motoja Barcelona ‘Më shumë se një klub’ tregon se katalunasit nuk janë thjeshtë një klub futbolli.

Është e dukshme që klubi katalunas zë një vend të veçantë në zemrat e komunitetit dhe është diçka historike, që e dallon nga klubet e tjera në La Liga.


Kur do të jenë zgjedhjet e reja te Barcelona për president?

Bartomeu shpjegon arsyen e dorëheqjes nga posti i presidentit të Barcelonës: Në muajt e fundit mora fyerje dhe kërcënime me familje
Lexo po ashtu Bartomeu shpjegon arsyen e dorëheqjes nga posti i presidentit të Barcelonës: Në muajt e fundit mora fyerje dhe kërcënime me familje

Zgjedhjet e reja presidenciale te Bracelona do të zhvillohen më 20 dhe 21 mars, të cilat ishin parashikuar të zhvilloheshin në qershor të vitit 2021.

Me mandatin e fituar, një kandidatit që zgjidhet i lejohet që të drejtojë klubin deri në gjashtë vite. Kjo nënkupton që zgjedhjet presidenciale në klub mbahen çdo gjashtë vite.

Ish-presidenti Jose Maria Bartomeu nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, shkaku që ka dhënë dorëheqje në mbrëmjen e së dielës që shkoi.

Kush janë kandidatët e mundshëm për president të Barcelonës?

Emra si Victor Font, ish-presidenti Joan Laporta, Jordi Farre, Toni Freixa dhe Luis Fernandez, do të kandidojnë për pozitën e të parit në klub.

Farre, Fonte dhe Laporta, mësohet se kanë votuar kundër Bartomeut, në mënyrë që të hapin rrugë kandidimit të tyre.

Kush mund të votojë në zgjedhjet për president të Barcelonës?

Bartomeu jep dorëheqje si president i Barcelonës  - rrugën e tij e ndjek edhe bordi i klubit
Lexo po ashtu Bartomeu jep dorëheqje si president i Barcelonës  - rrugën e tij e ndjek edhe bordi i klubit

Vetë anëtarët dhe ata që janë të regjistruar në klub kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të klubit.

Në personat që posedojnë kartë të anëtarësimit, duhet të jenë në moshën 18-vjeçare dhe duhet të jenë prezent në Barcelonë, në Camp Nou, për të votuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann do të lërë dy legjenda jashtë skuadrës së Gjermanisë për Euro 2024

Nagelsmann do të lërë dy legjenda jashtë skuadrës së Gjermanisë për Euro 2024

Ndërkombëtare
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga

"Teatri i vërshimeve": Dalin pamjet shqetësuese se si zhveshtorja ku qëndronin lojtarët e Arsenalit u vërshua nga uji në "Old Trafford"

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Heroi i sezonit: Pagoi transferimin e tij te La Coruna dhe udhëhoqi klubin drejt kalimit në një nivel më lartë

Heroi i sezonit: Pagoi transferimin e tij te La Coruna dhe udhëhoqi klubin drejt kalimit në një nivel më lartë

Ndërkombëtare
Pas inkuadrimit në Serie A, Como synon dy ish-sulmuesit e Interit

Pas inkuadrimit në Serie A, Como synon dy ish-sulmuesit e Interit

Serie A
Kalo në kategori