Kroati që u rikthye në Kosovë pasi më parë kishte udhëhequr Dukagjinin e Mabetexin, fillimisht i ka uruar fitoren Teodos, për të cilin tha se fituan me meritë, transmeton Telegrafi.

Tutje Kurtoviq, ka deklaruar se Pejën e vërtetë do ta shohin të gjithë pas dy javëve.


"Së pari, ia uroj fitoren e merituar Teodos. Ne e filluam mirë ndeshjen, por ju përshtatëm ritmit që na imponoi Teodo. Kemi lojtarë të cilët sapo kanë ardhur dhe kanë vetëm dy sesione trajnimi”

“Kjo është gjendja jonë aktuale. Është lehtë kur vrapojmë. Mijoviq dhe Vrbica lehtë na ndëshkuan, veçanërisht për tre pikë. Ky është një rezultat i pranueshëm për ne në këtë periudhë”

“Shaptahoviq nuk ishte me ne, pasi ka arritur dy ditë më parë, ndërsa i nevojitet ende kohë për të kap ritmin. Brenda dy javëve, ne presim që të luajmë ashtu siç ne duam", tha trajneri i Pejës, Boris Kurtoviq. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app