Kurtoviç: Ndihem keq për dëshpërimin e tifozëve

Peja nuk arriti ta bëjë realitet ëndrrën e të gjithë sportdashësve në vend që ta shohin një finale kosovare mes skuadrës pejane dhe Prishtinës e cila është me një këmbë në finale.
Pejanët u mposhtë para adhuruesve të vet me epërsi të madhe 16 pikëve nga Rilski 66-82, duke i dëshpëruar ‘Shqiponjat’.
Trajneri Boris Kurtoviç ka thënë pas ndeshjes se kundërshtari i tyre ishte shumë më i mirë në këtë përballje.
“Më vjen keq për publikun. Ekipi kundërshtar ishte shumë i mirë dhe arriti me plotë meritë fitoren”, ka thënë trajneri i Pejës, Boris Kurtoviq. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































