Kjo gazetë e kishte paralajmëruar muaj më parë edhe anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në KON, gjë e cila edhe ndodhi në fillim të këtij muaji. Sipas “Kurir”-it, pas anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është vetëm çështje ditësh kur Kosova do të bëhet anëtare e plotë edhe e FIBA-s. Zëvendëspresidenti i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Dejan Bodiroga, i ka thënë “Kurir”-it se në mbledhjen e fundit të Bordit të FIBA Evropës është refuzuar propozimi i tyre që kategoritë e reja të përfshihen në disa gara.

“Tash për tash po luftojmë që Kosova të mos jetë anëtare e FIBA Evropës dhe kjo po na shkon për dore tash për tash. Në nëntor ata u përpoqën që disa kategori të përfshihen në garat e FIBA-s, por u refuzuan. Atëherë arritëm t’i pengojmë, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mbledhja e ardhshme e Bordit është në mars dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Bodiroga, transmeton Tribuna.


Ai është i vetëdijshëm se Kosovën po e njohin gjithnjë e më shumë organizata sportive. “Ky është fakt, kurse treguesi më i mirë është se së fundmi u bënë anëtar të KON-it. Neve na shkon përshtati që disa vende edhe më tutje nuk dëshirojnë që Kosova të jetë anëtare e FIBA-s. Kjo po ndodh në nivel Evrope, por jo të botës. Nuk e dimë asgjë kur është në pyetje përfshirja e Kosovës në FIBA – Bota. Ne deri në fund do t’i mbrojmë interesat tona në të gjitha nivelet”, ka shtuar Bodiroga. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app