LAJMI I FUNDIT:

Kur qetësia, vlerat dhe durimi nuk të ndalojnë në rrugën drejt suksesit – parimi i një artisteje si Elhaida Dani (Foto/Video)

Kur qetësia, vlerat dhe durimi nuk të ndalojnë në rrugën drejt suksesit – parimi i një artisteje si Elhaida Dani (Foto/Video)
Elhaida Dani gjatë performancës së saj në "Kënga Magjike 2017". (Foto: Elhaida Dani/Instagram)

E nisi karrierën në moshë mjaft të re disa vite më parë, duke triumfuar në disa kompeticione mjaft të rëndësishme në vend, gjersa vokali ishte arma e saj më e fortë…

Këngëtarja Elhaida Dani, e cila për publikun shqiptar njihet falë disa projekteve muzikore mjaft të suksesshme, duket se posedon të gjitha vlerat e duhura për tu quajtur artiste, shkruan Telegrafi.


Në vitin 2012, Elhaida u paraqit si një artiste e re në festivalin Top Fest 9 me këngën “S’je më”, ku u shpall edhe fituesja e atij viti.

Shumë komente iu adresuan në atë kohë këngëtares me dyshimin se mos kishte “blerë” fitoren, ngase për të gjithë ishte e çuditshme se si një artiste e re, të triumfojë në një festival të madh.

Megjithatë, Elhaida nuk zgjodhi rrugën e debateve, linçimeve, apo demantimeve në media, qëndroi në heshtje për t’ua vërtetuar që ka një zë të fuqishëm, dhe se di të këndojë, e jo të merret me fjalë.

U deshën disa vite që kënga të promovohej, ndërsa sot, “S’je më” është një baladë që e dinë dhe e duan të gjithë, madje cilësohet si një ndër baladat më me vlera të punuar nga produksioni “Threedots”.

Më pas, ajo u nis drejt Italisë, ku u prezantua në spektaklin “The Voice of Italy”, me ç’rast do të shënonte edhe fitoren më të madhe në karrierën e saj, atë të të vendit të parë në këtë spektakël, duke u bërë ndër shqiptaret e rralla që triumfon në një spektakël në shtet të huaj.

Elhaida Dani gjatë triumfit të saj në spektaklin “The Voice of Italy”

Erdhi 2015-ta, dhe Elhaida ishte gati të prekte “Eurovisionin”. Ajo fitoi Festivalin e RTSH-së në fund të vitit 2014 me këngën “Diell”, këngë e cila do të konvertohej në “I’m Alive”, e cila atë kohe u pëlqye shumë nga publiku.

Të gjithë e mbajnë mend mbështetjen e madhe që aso kohe mediat dhe të gjithë shqiptarët i dhanë Elhaidës, duke u nisur nga pretendimet e mëdha që kishin, me shpresën se “I’m alive” do të ishte ndër këngët më të suksesshme shqiptare në “Eurovision”.

Nata finale e “Eurovision 2015” erdhi, dhe përkundër performancës së mirë dhe kritikave muzikore, kënga “I’m alive” nuk arriti të ketë aq rezultat, duke u renditur mjaft poshtë në tabelën e shteteve.

Por, më i dhimbshëm ishte fakti që të nesërmen atë vajzë nuk e përkrahu askush. Elhaida ishte një artiste që premtonte, e që një festival politik nuk i dha atë që meritonte, dhe kështu një pjesë e madhe e atyre që thanë fjalë të mëdha për të, ‘i kthyen shpinën’.

Elhaida Dani gjatë performancës së saj në “Eurovision 2015”, Vienë, Austri (Getty Images)

Por, një artiste si Elhaida, përsëri zgjodhi rrugën më të zgjuar! Ajo nuk u përfshi në debate, nuk doli në emisione, nuk e humbi kohën me dalje për tu arsyetuar se pse nuk arriti atë që parashikohej. Ajo përsëri shikojë atë që duhet: punën dhe rrugën e drejtë.

Mbi dy vite nuk u pa më në skenën shqiptare, ndoshta paksa e zhgënjyer që u abuzua me talentin e saj, por që gjithnjë nuk i humbi vlerat dhe vokalin e saj.

Viti 2017 do të ishte vit i rikthimit për këngëtaren, e cila fillimisht solli një baladë me titull “Më mbaj”, e cila u prit mjaft mirë, teksa muaji dhjetor e gjeti atë në festivalin “Kënga Magjike 2017”, ku u prezantua me këngën “E ngrirë”.

Një këngë e kompozuar nga vet këngëtarja, e orkestruar nga Darko Dimitrov, e solli në formën më të mirë të mundshme Elhaidën në skenën e madhe të “Këngës Magjike”.

Një palë pantallona të zinj në fazën e parë, dhe një kostum elegant në natën finale, larg lakuriqësisë dhe ekspozimit – kaq i duheshin një artisteje, për t’u prezantuar dinjitetshëm në festival, ashtu siç bëri vet Elhaida.

Elhaida Dani gjatë performancës së saj në “Kënga Magjike 2017”. (Foto: Elhaida Dani/Instagram)

Balada “E ngrirë” u cilësua që në fillim si një ndër këngët pretendente për të fituar festivalin “Kënga Magjike 2017”, megjithëse kjo nuk përfundoi kështu.

Elhaida rrëmbeu çmimin e kritikës në natën finale, çmim ky që i jepet këngës më me vlera të festivalit, dhe për përzgjedhjen e artistit që do ta fitojë, kalohet nëpër një skaner profesionalizmi deri në imtësi.

Erdhi momenti i votimit, dhe renditja do të ndryshonte në momentin e fundit. Franc Koruni ishte këngëtari i fundit që do votonte. Vetëm pak vota diferencë kishte mes vendit të parë (Anxhela Peristerit), dhe vendit të dytë (Elhaida Dani) deri në ato momente. Franci kishte përfunduar votimi për Anxhelën, dhe pritej vetëm votimi për Elhaidën.

Në momentin që ai po jepte pikët maksimale, këngëtari Koruni la me zero pikë artisten Elhaida Dani, një zero që do ta rendiste të dytën për një diferencë prej vetëm 11 pikësh.

Sido që të jetë, pa mëri dhe hatërmbetje, Elhaida e pranoi me shumë kënaqësi çmimin, duke falënderuar të gjithë ata që përkrahën dhe publikun.

Elhaida Dani fitoi dy çmime të rëndësishme në “Kënga Magjike 2017”: atë të kritikës, dhe çmimin e dytë (Foto: Elhaida Dani/Instagram)

Të nesërmen, në “E diela shqiptare”, ku të ftuar ishin të gjithë artistët finalistë, e pranishme ishte edhe Elhaida, e cila me gjithë arsyet për të qenë e revoltuar rreth votimit, qëndroi e buzëqeshur dhe në heshtje.

Ndërkohë që nga shumë artistë të pranishëm “ziheshin” për pak pikë, Elhaida qëndronte “E ngrirë” ashtu si edhe kënga e saj, por me buzëqeshje dhe e lumtur, ndonëse për pak i kishte ikur vendi i parë.

Elhaida Dani sërish nuk zgjodhi debatin, e as hidhërimin apo përleshjet me fjalë, ajo vazhdoi të bëjë atë që di më së miri: të këndojë duke rrezatuar vlera.

Të kalosh nëpër një karrierë të tillë me batica dhe zbatica, jo gjithëherë është e lehtë, dhe jo gjithkush do të ishte kaq i qetë dhe i dashur me të gjithë, teksa Elhaida e bënë këtë gjë.

Një qetësi, dashuri, e rrezatim buzëqeshjeje janë siç duket një armë e fortë e Elhaida Danit, e cila mesa duket meriton me kuptimin e plotë të fjalës, titullin ARTISTE. /Telegrafi/

Elhaida Dani (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori