Është trajneri që ka krijuar kampione botërore të xhudos, siç është Majlinda Kelmendi - kampione e dyfishtë e botës dhe Nora Gjakova - fituese e medaljes së Bronztë në Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015’.

“Këto ditë po pres a do ketë lëvizje për Kategorizim të Sportistëve. Nora Gjakova ende s’ka asnjë status në shtetin tonë! Nga Ministria është jep drita e gjelbër për Kategorizim i cili ende nuk po jetësohet nga KOK, foto e manifestime për medalje te Norës pati gjithandej, gjeni kohë për Sportistë të ju rregulloni statusin, sepse kam informata që keni gjet kohë për të proceduar me rregullore për paga për njerëzit që po udhëheqin me KOK!”, shkruan Kuka në facebookun e tij.
 

telegrafi sport app