LAJMI I FUNDIT:

Kuka e Kelmendi në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UÇK-së

Kuka e Kelmendi në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UÇK-së

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara me pretendimet për krime lufte.

Reklama

Driton Kuka ka njoftuar me vizitën e bërë në Hagë dhe atë se çfarë biseduan me ish-krerët e UÇK-së.

Trajneri i xhudos ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të treguar rreth vizitës, të cilën e bëri së bashku me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Sot dhe dje  së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!

Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!

Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.

Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.

Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre.

/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola me kërkesë interesante për UEFA-n dhe FIFA-n pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola me kërkesë interesante për UEFA-n dhe FIFA-n pas fitimit të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Ligue 1
Inzaghi: Interi i tregoi botës se kush është me paraqitjen ndaj Man Cityt

Inzaghi: Interi i tregoi botës se kush është me paraqitjen ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Manchester City fiton për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve - kompleton tripletën

Manchester City fiton për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve - kompleton tripletën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori