LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti përgëzon ekipin shqiptar Bad News Eagles për suksesin në CS:GO

Kryeministri Kurti përgëzon ekipin shqiptar Bad News Eagles për suksesin në CS:GO

Sot, ekipi shqiptar Bad News Eagles në CS:GO edhe zyrtarisht shkruan historinë duke u bërë ekipi i parë nga Ballkani që arrijnë të kualifikohen në PGL Major apo ligën më të madhe në botë për lojën Counter Strike: Global Offensive e cila dhuron shpërblime në vlerë të 1 milion eurove.

Pas fitores ndaj ekipit çek, Sinners, me rezultat 2:1, Bad News Eagles u kualifikuan për të shkuar tutje në PGL Major e cila do të zhvillohet në Antwerp të Belgjikës.


Si rrjedhojë, sot emra të shumtë nga fytyrat e publike, por edhe institucionet shtetërore, kanë përgëzuar ekipin Bad News Eagles për suksesin e tyre.

Ministri Hajrulla Çeku: Krenari pa fund pas fitores historike të Bad News Eagles
Lexo po ashtu Ministri Hajrulla Çeku: Krenari pa fund pas fitores historike të Bad News Eagles

Pas reagimit nga Ministri iKulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku,  tani edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përgëzuar këtë ekip.

“Prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë”, ka shkruar kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Ndër tjerash, ai ka shtuar se i gëzohet çdo të arriture të rinisë të cilët po dëshmojnë se kur kombinohet pasioni e puna, suksesi është i garantuar.

Nga kush përbëhet Bad News Eagles?

Kjo është përbërja e ekipit Bad News Eagles:

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Ligat tjera
Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Ndërkombëtare
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në

Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në

Ligue 1
Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të

Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të

Romak Zeqiri
Kalo në kategori