LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly ende e shikon Napolin dhe flet për ta në zhveshtoren e Chelseat

Koulibaly ende e shikon Napolin dhe flet për ta në zhveshtoren e Chelseat

Kalidou Koulibaly pranon se flet për fitoret e Napolit në dhomën e zhveshjes së Chelseat.

Senegalezi iu bashkua Bluve verën e kaluar pas tetë vitesh në “Stadio Maradona”.


“Cikli im kishte përfunduar, i kisha dhënë të gjitha, por e ndjej çdo gol dhe çdo fitore. Ky është gjithashtu Napoli im, jam i lumtur që kam kontribuar në rritjen e ekipit”, deklaroi 30-vjeçari për Il Corriere Della Sera.

“Unë flas për fitoret e Napolit me shokët e mi të Chelseat. Unë jam krenar për ta, flas shpesh me Anguissa dhe Osimhen dhe i dërgoj mesazh Kvaras edhe nëse nuk e njoh akoma”.

Partenopeit janë liderët e Serisë A me pesë pikë përpara Atalantës së vendit të dytë. Ata janë skuadra e vetme e pamposhtur në Itali dhe sonte do të përballen me Liverpoolin jashtë fushe në ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Koulibaly iu afrua fitimit të titullit në Napoli, kur ata, të drejtuar nga Maurizio Sarri grumbulluan 91 pikë në sezonin 2017-18.

“Ishte një futboll ndryshe, ne po luanim futboll të jashtëzakonshëm, duke dominuar çdo ndeshje”, pranoi mbrojtësi.

A do ta fitojë Napoli titullin këtë sezon?

“Shpresoj që po, por le të mos e themi për besëtytni. Nëse e fitojnë, do të jetë edhe titulli im”.

Ku janë përmirësuar djemtë e Spallettit?

“Nuk mendoj se janë përmirësuar; ata kanë qenë gjithmonë të fortë. Tani janë të lirë, nuk fshihen pas lojtarëve të rëndësishëm. Nuk jam penduar, ata nuk kishin më nevojë për mua”.

“Seria A është e ekuilibruar, askush nuk priste që Juventus të ishte kaq prapa. Jam përballur me Milanin në Ligën e Kampionëve dhe ata janë një ekip i fortë”.

A është e vërtetë që ai nuk iu bashkua Juventusit në verë për të mos tradhtuar ish-tifozët e tij?

“Po, është e vërtetë”, shtoi ai duke buzëqeshur. “Ishte një fanellë që nuk mund ta veshja për shkak të besimit dhe respektit”.

Çfarë i pret e ardhmja?

“Kush e di, ndoshta unë mund të bëhem drejtor i Napolit”, vazhdoi ai. Edhe me presidentin Aurelio De Laurentiis në krye”.

“Unë kam qenë gjithmonë i sjellshëm. Nëse jam te Chelsea, kjo është edhe për shkak të atij që më solli në Napoli”, ka shtuar më tej Koulibaly. /Telegrafi/