Kosovarët mund të marrin pjesë në ngjarjet sportive ndërkombëtare në Rusi

Rusia, sikur dhe disa vende që s’e kanë njohur Kosovën, transmeton portali serb N1, japin viza në formë të formularëve specialë futur në pasaportën kosovare e vula hyrëse në kalim të kufirit rus nuk vihet, thotë kumtesa, përcjell Koha.net.
"Hyrja me pasaportat e të ashtuquajturës 'Republikë e Kosovës' në territorin Rusisë është i mundur vetëm në rastet që bazohen në respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të Rusisë në cilësinë e palës –pranues i ngjarjeve që organizohen përmes strukturave multilaterale, anëtare ose pjesëmarrëse e të cilave është e ashtuquajtura 'Republikë e Kosovës', si dhe për shkak të sigurimit të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të saj në ngjarjet sportive, të cilat mbahen në territorin e Rusisë nën përkujdesjen e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik ose të federatave relevante ndërkombëtare sportive", ka thënë ambasada.
Ambasada ruse shton se kjo procedurë i përgjigjet praktikës serbe të trajtimit të dokumenteve kosovare dhe është futur në përdorim me dijeni të palës serbe e cila ka qenë e njoftuar për këtë.
Ambasada thekson se qëndrimi i Rusisë për Kosovën nuk ka ndryshuar.



















































