Por, atyre u duhet që ende pa u rehatuar mirë në Kosovë, të nisen për në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku nga 25 korriku deri më 1 gusht do të mbahet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj. Për sportistët e rinj kjo do të jetë hera e parë që do të marrin pjesë në një garë shumësportëshe, shkruan sot Koha Ditore.

Në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe trajnerët, rezultatet thuhet se do të jenë në plan të dytë. Këto gara shihen më shumë si trampolinë për sportistët me perspektivë që në të ardhmen të mbërrijnë në Lojërat Olimpike.


"E ka nivelin e njëjtë me Lojërat Evropiane që u mbajtën në Baku. Por, ky festival olimpik evropian është për të rinj 17-18 vjeç. Shumica e tyre do të marrin pjesë pas katër vitesh në Lojërat Evropiane. Do të marrin pjesë më të mirët, të cilët i kanë përzgjedhur vetë federatat" ka thënë kryetari i KOK-u.

telegrafi sport app