U konstatua se përgatitjet po rrjedhin me dinamikën e paraparë.

KE po ashtu analizoi dhe rrjedhën e javës së parë të stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës dhe ka vlerësuar si stinori nisi mjaft mirë, shkruan koha.net


Por, konstatoi se pati deklarata të pamatura të disa individëve. KE kërkon edhe një herë nga të gjithë personat zyrtarë (kontrollorë, vëzhgues, gjyqtarë, futbollistë, trajnerë dhe të tjerë që janë përgjegjës për ndeshje) të përmbahen nga deklaratat ofenduese, që bien ndesh me Kodin e mirësjelljes së FFK-së.

KE rikujton se për çdo pakënaqësi ka mënyra të tjera për ankimim, duke shfrytëzuar kështu instancat tjera të vendimmarrjes.

KE miratoi listën përfundimtare të gjyqtarëve për rangjet garuese dhe shqyrtoi ankesat dhe parashtresat e drejtuar këtij organi.

telegrafi sport app