Hendbollistet e përfaqësueses U-19 do të kenë barrën që të parat të përballen me Serbinë në kualifikime për evropian.

Kosovën, ndeshja që shumë kohë më parë ka marrë karakter politik për shkak të raporteve dhe të kaluarës mes dy shteteve, nuk e gjen në gjendjen më të mirë, transmeton Koha.net.


Dhjetë ditë përgatitje të përbashkëta vlerësohen shumë pak për një turne kualifikues, pa marrë parasysh nëse kundërshtar është Serbia apo ndonjë vend tjetër.

Kjo gjeneratë e hendbollisteve të Serbisë prej kur është tërhequr shorti, në shtator të vitit të kaluar, ka pasur shumë aktivitete të përbashkëta, për dallim nga përfaqësuesja e Kosovës.

telegrafi sport app