Kosova në Streetball FIBA 3x3

Kjo skuadër e ka fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit tonë në FIBA 3x3 Basketball, një garë zyrtare e FIBA-s, që vë tre basketbollistë kundër tre.
Fikret Shatri, Fisnik Juniku, Fisnik Rugova dhe Kushtrim Hyda, të premten në mëngjes u nisën në drejtim të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, ku do të garojnë në turneun “Bucharest Challenger 2015’, i cili tubon skuadra të forta evropiane dhe sivjet edhe skuadra nga kontinenti i Amerikës Latine.
Ky turne do të zhvillohet më 15-16 gusht dhe marrin pjesë 16 skuadra. /zeri/

Nga
Telegrafi
15/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































