Kosova me 12 boksierë në ‘Benex Liga’

Në këtë turne do të marrin pjesë Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova.
“Me 14 dhjetor, Kosova merr pjesë në xhiron e trete (3) të ‘Benex Liga’ në Podgoricë, ku do të marrin pjesë edhe Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Maqedonia”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.
Sipas këtij njoftimi, kjo është ligë për moshat e reja, kadetë, juniorë dhe femra. FBoxK thotë se pjesëmarrja në ketë ligë është e mirëseardhur për boksierët e Kosovës, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë përvojë ndërkombëtare.
Përfaqësuesja jonë në ‘Benex Liga’ do të përfaqësohet më 12 boksierë.
Boksierët që do të përfaqësojnë Kosovën në ‘Benex Liga’:
1.Ardit Delijaj - 81kg.
2.Atdhe Delijaj - 60kg.
3.Samir Salijeviq - 69kg.
4.Egzon Shajkovci - 75kg.
5.Malvin Gashi - 75kg.
6.Islam Sejfijaj - 48kg.
7.Flamur Sejfijaj - 60kg.
8.Edmond Zefi - 60kg.
9.Patriot Behrami - 50kg.
10.Donjeta Sadiku - 60kg.
11.Qlirim Zekaj - 63kg.
12.Dafina Abrashi - 54kg.
Në këtë garë drejtësinë do ta ndajë edhe gjyqtari nga Kosova, Latif Demolli. /KP/Telegrafi/



















































