LAJMI I FUNDIT:

Kosova mban stërvitje, atmosferë e mirë dhe punë për ndeshjen me Danimarkën

Kosova mban stërvitje, atmosferë e mirë dhe punë për ndeshjen me Danimarkën

Djelmoshat e Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e dytë nën drejtimin e Bernard Challandes për ndeshjen me Danimarkën.

Stërvitja ka filluar në ora 16:00 zgjatur afër një orë e gjysmë.


Ndeshja me kombëtaren daneze do të zhvillohet këtë të enjte më 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Telegrafi i ka ndjekur nga afër stërvitjen e Kosovës, ku u pa një atmosferë e mirë dhe punë.

Djelmoshat duken të motivuar dhe gati për ndeshjen me Danimarkën edhe pse është miqësore.

Pas katër ditësh është ndeshja kryesore ajo me Bullgarinë. /Telegrafi/