Kosova e Vushtrrisë rikthen Shabanin dhe të tjerët

Kampioni aktual, Kosova e Vushtrrisë ka filluar të mendojë për stinorin pranveror. Ikja e shumë futbollistëve cilësorë ka shtyrë trajnerin Bekim Shotani të ndërmarrë një hap për të parandaluar shpërnguljen e të gjithëve.
Shotani deklaroi se ka arritur marrëveshje në parim me gjithë futbollistët që kishin mbetur në klub.
“Kemi arritur marrëveshje në parim me gjithë futbollistë që ishin në klub për gashtë muajt e ardhshëm. Petrit Tairi, Ridvan Beqiri, Mehmet Gërxhaliu, Veton Shabani, Edon Pasoma, Faruk Statovci, Bahri Kera, Liridon Ahmeti, Dior Zabërxha, Besart Veseli, Egzon Shabani, Daut Maxhuni, Florent Hasani edhe një grup tjetër i lojtarëve do të jenë te ne”, tha Shotani për ‘Sport Plus’, duke përmendur faktin se nuk kanë përgjegjësi për borxhet e mëhershme. Vushtrriasit pritet të mbajnë stërvitje deri më 26 dhjetor. /Telegrafi/



















































