LAJMI I FUNDIT:

Korenica flet për ndeshjen historike të Ballkanit në Ligën e Konferencës: Luajmë për fitore, presim përkrahje në Shkup

Korenica flet për ndeshjen historike të Ballkanit në Ligën e Konferencës: Luajmë për fitore, presim përkrahje në Shkup

Mesfushori sulmues i Ballkanit, Meriton Korenica, ka folur para ndeshjes me Shkupin, ku ka nënvizuar se skuadra e tij luan vetëm për fitore në këtë përballje.

Shkupi dhe Ballkani do të jenë përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që vlen një vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe miliona euro në kontot e tyre.


Dy klube shqiptare, të dyja kampion, njëra në Kosovë e tjetra në Maqedoninë e Veriut, do të takohen në stadiumin ‘Toso Preoski’, të enjten nga ora 21:00.

Korenica që ka bërë karrierë edhe në Maqedoninë e Veriut me klube si Shkëndija dhe Metalurgu, ka thënë se ai dhe skuadra janë gati.

“Është një ndeshje historike për ne si klub dhe të gjithë e dijmë rëndësinë e kësaj përballje. Unë jam gati si çdo herë të jap maksimumin. Duam të kalojnë edhe këtë raund final të play-offit që të luajmë në fazën e grupeve”, ka thënë Korenica për Telegrafin.

Ylli i Ballkanit që ka zhvilluar shumë ndeshje të mira në garat evropiane, ka thënë se gjendja e skuadrës është shumë e mirë.

Ideatori i fitores së Ballkanit ndaj La Fiorita, Korenica: Na është rritur besimi dhe motivi, shpresoj të shkojmë në grupe
Lexo po ashtu Ideatori i fitores së Ballkanit ndaj La Fiorita, Korenica: Na është rritur besimi dhe motivi, shpresoj të shkojmë në grupe

“Jemi të gjithë ekipi gati për të shkruar historinë. Gjendja është shumë mirë me motivi është shumë i madh. Besoj fuqishëm që duke i ndihmuar njeri-tjetrit do t’ia dalim. Edhe pse barazimi do të ishte ndoshta rezultat i mirë pasi luajmë si mysafirë, ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore dhe për ta dhënë maksimumin”, nënvizoi ylli i Ballkanit.

Pasi që ndeshja zhvillohet në Shkup, jo largu Suharekës dhe Kosovës, lojtarët e Ballkanit presin përkrahje në këtë përballje.

“Pres përkrahje nga e gjithë Kosova, duke e ditur që jemi i vetmi ekipi nga vendi ynë në gara evropiane dhe kemi shkuar deri në raundin final. Ky fakt do të jetë një motiv shtesë për ne, pasi e përfaqësojmë gjithë futbollin e Kosovës”, ka thënë në fund Korenica për Telegrafin.

Ballkani ka eliminuar La Fioritan dhe Klasksvikun për të arritur në play-offin e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori