Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në emër të Komitetit Ekzekutiv, Agim Ademi, ka folur për rëndësinë që kanë kontrollorët dhe vëzhguesit në ndeshje dhe në mbarëvajtjen e garave në futboll.

Ademi ka thënë se ky vit do të jetë në shenjë të futbollit dhe se FFK ka sinjale se shumë shpejt do të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare dhe së këndejmi, futbolli ynë do të jetë nën monitorim.


Prandaj, ai kërkoi nga të gjithë, të jenë në nivelin e detyrave dhe në koordinim të plotë në relacionet kontrollorë-vëzhgues dhe gjyqtarë.

Të pranishëm në takim ishin edhe Komisari i Garave, Ismet Ahmeti, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe kryetari i Këshillit Profesional, Ismet Shurdhani. 

telegrafi sport app