Konfirmohet takimi FFK-UEFA

Delegacioni i FFK-së në krye me kryetarin Fadil Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, të hënën, më nëntë mars, në selinë e UEFA-s do të kenë takim me zyrtarë të nivelit më të lartë të UEFA-s, transmeton Telegrafi.
Në bazë të shumë takimeve të mëparshme me zyrtarë të lartë të UEFA-s, palët janë dakorduar që të vazhdohet me takime të nivelit të lartë, në mënyrë që të përgatitet FFK-ja për anëtarësim në UEFA, përkatësisht për përgatitjen për aplikim dhe tejkalimin e pengesave ligjore dhe statutare për pranim të FFK-së në këtë institucion.
Në këtë takim do të bisedohet edhe se si të ndihmohet FFK-ja për që të jetë sa më e përgatitur për anëtarësim në UEFA. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































