“Me kërkesë të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora dhe për të përmbushur interesimin e tyre me ekipet më në famë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, dy klubet do të organizojnë ndeshje miqësore në stadiumin e qytetit në Prishtinë më 2 gusht 2015”, thuhet në faqen zyrtar të klubit prishtinas.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, edicionin e fundit në kampionatin maqedonas, ka përfunduar në vendin e tretë duke u kualifikuar për Evropë, transmeton kp.


Edhe pse u eliminua në raundin e parë, Shkëndija dy ndeshjet ka luajtur baras me skuadrën skoceze, FC Aberdeen (1-1 dhe 0-0).

telegrafi sport app