KOK pak ditë më parë është pranuar përkohësisht në Komitetin Olimpik Ndërkombëtare (KON), ndërsa asambleja është mbajtur pak ditë para së Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të mbaj sesionin e radhës, ku KOK pritet të pranohet më drejta të plota.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani para 57 delegatëve të pranishëm, më disa fjalë elaboroi punën që ka bërë KOK gjatë viteve të fundit, me theks të veçantë në dy vitet e fundit. I pari i KOK-ut theksoi se puna më e madhe është bërë në rrafshin ndërkombëtar, por sipas tij, punë efektive është bërë edhe në rrafshin vendor.


Hasani tha se arritja më e madhe është pranimi i KOK-ut në KON. Sipas tij, është punuar shumë në këtë drejtim bashkë më Ministrin e Sportit, Memli Krasniqin, si dhe më gjithë njerërit përreth KOK-ut. Hasani është i bindur se më 8-9 dhjetor në sesionin e radhës të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, KOK do të pranohet më drejta të plota.

“Është bërë punë e madh në drejtim të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Kemi zhvilluar shumë takim në njerëz më ndikim të madh në KON. Padyshim se pranimi i KOK-ut në KON është arritja më e madh e jona. Jam i bindur se më 8-9 dhjetor në sesionin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, KOK do të pranohet më drejta të plota”, ka thënë Hasani, i cili ka shtuar se me pranimin e KOK-ut në KON, edhe federata tjera sportive të vendit tonë do ta kenë më lehtë për tu pranuar në federatat përkatëse ndërkombëtare.

Asamblistëve të pranishëm më disa fjalë iu është drejtuar edhe Ministri i Sportit në largim Memli Krasniqi. Fjalimi i Krasniqit dukej lamtumirës për shkak se në Qeverinë e ardhshme, ai mund të mos jetë Ministër i Sportit. Krasniqi tha se ka qenë një përvojë mjaft e mirë e bashkëpunimit në katër vitet që ai drejtojë Ministrin e Sportit. Ai shtoi se ka qenë nder dhe kënaqësi të punojë më sportistët. Krasniqi është i bindur se KOK më 8-9 dhjetor do të pranohet më drejta të plota në KON.

“Jam i bindur se më datën 8-9 dhjetor do të konfirmojë atë lajm i cili na ka bërë të gjithëve të ndjehem më së miri të mundshëm, pra njohjen e përkohshmë të Komitetit Olimpik të Kosovës. Ne jemi takuar shpesh, po thuaj me secilin prej jush, kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm, në koordinim të punëve, dhe më lejoni të them se pas këtyre katër viteve në cilësinë apo funksionin e ministrit të sportit, mund të them se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Ka qenë një nder i madh për mua, por edhe një kënaqësi e veçantë që kemi mundur të punojmë për sportistët tonë, që kemi mundur të punojmë që të vendosim drejtësinë në vend, sepse për dekada më radhë i është bërë padrejtësi sportit tonë duke punuar vullnetarisht”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se lajmi për pranimin e KOK-ut në KON, ka qenë lajmi më i mirë, por sipas tij, pas 9 dhjetorit, KOK-ut dhe federatave sportive në vendin tonë, i mbetet të punojnë shumë, sepse sipas tij, pas 9 dhjetorit, për sportin e Kosovës nis një kapitulli i ri.

“Duke ju uruar pranimin e Komitetit Olimpik në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, padyshim se në ka sjell lajm të mirë, por pa dyshim se na presin sfida të mëdha. Duhet ta kuptojmë se na ka sjell edhe përgjithësi të mëdha për Kosovën, për sportin e Kosovës. Pas datës 9 dhjetor fillon një kapitull i ri, një kapitull i mundësive të mëdha, por edhe i përgjegjësive më të mëdha që kemi pas. Këto përgjithësi para se gjithash do të bien mbi Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe mbi federatat, por gjithsesi edhe tek institucionet tona, e unë besoj se paku shpresoj se ky model i bashkëpunimit të cilin e kemi krijuar gjatë këtyre katër viteve do të vazhdohet edhe në të ardhmen”, theksoi Krasniqi, i cili ka shtuar se njohja e Komitetit Olimpik të Kosovës hap rrugën e pranimit edhe shumë federatave tjera të Kosovës për integrim në federatat përkatëse ndërkombëtare.

Në Asamblenë e Përgjithshme janë miratuar pikat e rendit të ditës, me disa ndryshime, sidomos në pikën e katërt: Shqyrtimi dhe Miratimi i Statutit të KOK, të cilat hyjnë në fuqi pas përfundimit të Asamblesë së sontëm. Ndërkohë, me disa vërejtje është miratuar edhe raporti financiare. KOK brenda dy viteve ka shpenzuar 67 mijë euro.

Në ketë Asamble të KOK-ut më drejta të plota janë pranuar Federata e Gjimnastikës dhe Federata e Parukerit. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app