LAJMI I FUNDIT:

Klopp zbulon sekretin që fshihet mbrapa formës së jashtëzakonshme të Liverpoolit këtë sezon

Klopp zbulon sekretin që fshihet mbrapa formës së jashtëzakonshme të Liverpoolit këtë sezon

Jurgen Klopp ka zbuluar sekretin që fshihet mbrapa suksesit të Liverpoolit këtë sezon teksa ata janë në garë për të fituar katër trofe.

Liverpool ka pasur një krizë të madhe lëndimesh gjatë muajve të fundit, pasi disa prej yjeve të tyre mbetën jashtë fushave shkaku i lëndimeve.


Përkundër pengesave gjatë rrugës, klubi arriti që të mbetej i pamposhtur në nëntë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Ata tashmë kanë fituar Carabao Cup dhe janë në rrugën e duhur për të fituar FA Cup, Ligën Premier dhe Ligën e Evropës.

Klopp tani ka shpjeguar se si ekipi i tij ia doli që t’i tejkalojë të gjitha vështirësitë këtë sezon, teksa ai pretendoi se ka një strukturë që secili lojtar i ekipit e ndjekë dhe kjo ka ndihmuar që të mos rrëshqasin as në rrethanat e vështira.

Liverpooli lë pas Barcelonën në garën për shërbimet e sensacionit ukrainas
Lexo po ashtu Liverpooli lë pas Barcelonën në garën për shërbimet e sensacionit ukrainas

“Natyrisht, është eksperienca në dhomën e zhveshjes por gjithashtu edhe struktura që ne e vendosim në fushë. Është zhvilluar shumë gjatë sezonit. Ju mund ta shihni se ne nuk e ndryshojmë mënyrën se si luajmë dhe djemtë e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Nëse ata nuk luajnë të paktën stërviten në të njëjtën mënyrë kështu që kur ata futen në fushë të dinë saktësisht se çfarë të bëjnë. Nuk është gjithmonë diçka ndryshe. Lojtarët kanë ndryshuar por ne jo. Ne luajmë ashtu siç duam ne. E kemi bërë që nga dita e parë e sezonit dhe ka bërë shumë diferencë”, përfundoi tekniku gjerman./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori